Blog Post

Receta Karkalecal Crunchy Chili Lime

Pikante dhe krokante! 👌
Kjo recetë siguron një ekuilibër të mirë të proteinave nga karkalecat, yndyrna të shëndetshme nga vaji i ullirit dhe shumë shije nga hudhra dhe lime. Është një vakt ushqyes që mund të plotësojë stërvitjen tuaj në palestër duke ju ofruar lëndët ushqyese të nevojshme për rikuperimin dhe rritjen e muskujve. Është një pjatë që duhet ta provoni patjetër dhe është e padiskutuar që do filloni të gatuani më shpesh.

𝐏ë𝐫𝐛ë𝐫ë𝐬𝐢𝐭
🦐2 kg karkaleca të pastruar
🧄4 thelpinj hudhra të grira
🌶️1 lugë çaji chili peper
🧂1/2 lugë çaji kripë
🍋1 lime mesatar
🫙1 filxhan me tortilla të grimcuara
🍃1/4 filxhan majdanoz i freskët i copëtuar imët
🫒1/4 filxhan vaj ulliri
🍅1 filxhan me domatina të vogla të prera përgjysëm
🥑Gjysëm avokado e qëruar dhe e prerë në kuba

𝐏ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐚
Ngrohni sobën në 220 gradë. Vendosni 7 ingredientët e parë në një tigan të lyer më parë me vaj. Grini lëkurën e lime në rende dhe më pas preni në gjysëm lime dhe shtrydhni lëngun. Shtoni lëkurën dhe lëngun e lime në miksturën e karkalecave.
Në një tas të vogël përziej tortillat e grimcuara me vaj dhe hidhi sipër në përzierjen e karkalecave. Piqini derisa të skuqen karkalecat pra 12-15 minuta 🕒. Vendosini sipër domate dhe avokado.

Vlerat ushqyese për servirje (total 8 servirje) – 230 Kalori

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.