A është gjithcka në rregull me rutinën tuaj të të ushqyerit dhe ushtruarit, por nuk shihni
përmirësim me mënyrën se si dukeni apo ndiheni?
Problemi mund të mos jetë nga dieta jo e mirë ose nga mungesa e përpjekjes.
Gjumi mund të jetë jo i mirë.
Një përqindje shumë e lartë e njerëzve nuk bëjnë gjumë CILËSOR (cilësia vs sasia janë dy gjëra shumë të ndryshme).
Këto janë 5 shenja që tregojnë cilësinë e gjumit të dobët:
- Mendja është e mjegullt
- Jeni të pakënaqur
- Sëmureni shumë
- Keni probleme me peshën
- Ushtrimet duken shumë të vështira
Tani, vetëm sepse mund të jenë disa nga këto gjëra nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjumi është çështja…
… por është diçka që është nën kontrollin tuaj, kështu që është gjithmonë një vend i mirë për të filluar.
Disa këshilla për gjumë cilësor:
- Mundohuni të mos konsumoni kafeinë pas orës 14:00
- Kufizoni / eleminoni konsumin e alkoolit gjatë natës (mund të pengojë gjumin e thellë)
- Ushtrohu rregullisht
- Hani pak në darkë
- Kufizoni lëngjet para gjumit
- Pastroni mendjen duke bërë ditar ose duke biseduar (shkrimi i gjërave është një mënyrë e shkëlqyeshme për tu qetësuar)
- Provoni dhe flini të paktën 7 orë (duke shtuar ngadalë 15-30 minuta)
- Fikni gjithcka elektronike të paktën 30 minuta para gjumit
- Lexoni, meditoni, ose yoga për të cliruar stresin
- Bëni një dush / banjë të ngrohtë
- Krijoni një zonë relaksuese për të fjetur duke larguar shpërqendrimet dhe rrëmujat
- Mbani të freskët vendin ku flini
- Sigurohuni që dhoma të jetë e errët
Unë sigurisht nuk pres që të filloni të bëni të gjitha këto gjëra, sepse si çdo
zakon i qëndrueshëm, ne duhet t’i zbatojmë ngadalë në jetën e përditshme nëse duam të krijojmë zakonin.
Sa mirë flini?
A mendoni se mund të përmirësoni gjumin?
Cilat janë disa gjëra që ju bëni për një gjumë cilësor?
Komentoni më poshtë!
Ju faleminderit.