Përbërësit:
🧆 4 kotoleta pule
🥚2 të bardha vezësh
🍞1/3 e një filxhani me thërrime bukë
🧀2 lugë gjelle djathë Parmezan
🧂kripë dhe piper i freskët
🧈1 lugë gjelle gjalpë
🪔1 lugë çaji vaj ulliri
🍋 copëza limoni për zbukurim
Informacioni Nutritiv:
196 kalori
7g karbohidrate
29g proteina
6g yndyrna
Udhëzimet:
Marinojme kotoletat me kripë dhe piper.
Përziejmë thërrimet e bukës me djathin Parmezan në një enë mesatare.
Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve.
Lyejmë kotoletat e pulës me të bardhat e vezëve, pastaj me përzierjen e thërrimeve të bukës, duke hequr tëpricën.
Nxehim një tigan të madh jo-ngjitës në zjarr mesatar. Shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit.
Kur gjalpi të ketë shkrirë, shtojmë kotoletat dhe i gatuajmë rreth 6 minuta nga secila anë, deri sa të marrin ngjyrë të artë.
Shërbehet me copëza limoni. Nga sasia e mësipërme përftojmë 4 porcione.
Ju bëftë mirë!