Blog Post

Dardhë e pjekur me tërshërë

⚡Vlerat ushqyese për vakt:

📌Kalori: 311Cal
📌Yndyrë: 15g
📌Karbohidrate: 38g
📌Proteina: 9g

Një recetë e ushqyeshme që mund ta përdorni për vaktin e mëngjesit dhe si snack me vete në punë.

📃Ingredientët:
  • 2 filxhanë tërshërë
  • ½ filxhan arra të thërmuara
  • 2 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¾ lugë çaji kripë
  • 1/8 lugë çaji pluhur karafili
  • 2 filxhanë qumësht
  • 1 filxhan kos grek
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji pluhur vanilje
  • 2 dardha të prerë në pjesë të vogla
🥇Përgatitja:

➡️Paraprakisht ngrohni furrën në 190 gradë celcius.
➡️Në një enë të madhe përziejmë tërshërën, arrat, pluhurin pjekës, kripën dhe pluhurin e karafilit.
➡️Në një enë mesatare përziejmë qumështin, vajin dhe pluhurin e vaniljes.
➡️E hedhim masën e përfituar nga ena mesatare në enën e madhe.
➡️Shtojmë dardhat duke i përzier lehtë që mos të dëmtohen.
➡️E hedhim të gjithë përzierjen në një enë pjekjeje.
➡️E lemë në furrë të piqet për 45-55 min derisa të fitojë ngjyrën kafe.

🥇Mund ta konsumoni duke e shoqëruar me një lug kos grek! Me këta përbërës përfitohen 6 servirje.

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.