Mundësi për Karrierë
Activ Personal Training – Tiranë
Ne kërkojmë trajnerë që e shohin këtë rol si karrierë, jo si punë të përkohshme. Trajnerë që duan të kontribuojnë çdo ditë në suksesin e anëtarëve dhe të ekipit. Ky rol kërkon të përfshihesh plotësisht dhe të marrësh përgjegjësi. Në këmbim, ofron mundësi reale për t’u rritur dhe për të qenë pjesë e një ekipi në rritje.
Rreth nesh
Activ Personal Training është studio premium fitnesi në Tiranë, e themeluar në Gusht 2021, me rritje të qëndrueshme nga viti në vit.
Ne ofrojmë stërvitje functional strength & conditioning në grupe të vogla, me fokus te lëvizja e saktë, forca dhe progresi.
Punojmë kryesisht me persona rreth moshës 40 vjeç — profesionistë të zënë me punë dhe prindër — që vlerësojnë strukturën, mbajtjen përgjegjës, fleksibilitetin dhe vëmendjen e personalizuar.
Nga ekipi ynë presim të njëjtin nivel kujdesi dhe profesionalizmi që anëtarët tanë presin nga ne.
Vlerat tona
Në Activ ne besojmë se:
- Respekti dhe sjellja e mirë janë bazë
- Disiplina vlen më shumë se motivimi
- Rritja personale dhe profesionale është e vazhdueshme
- Detajet e vogla bëjnë diferencën
- Pastërtia dhe organizimi tregojnë profesionalizëm
Ky rol është për ty vetëm nëse këto vlera i jeton çdo ditë.
Rreth rolit
This role reports directly to the Director of Training and is ideal for someone who:
- I pëlqen të punojë me cdo nivel fitnesi dhe të shpjegojë qartë
- Ndihet rehat të punojë brenda standardeve tona
- Kujdeset për cdo detaj
- Ka energji dhe është aktiv në sallë gjatë gjithë seancave
- Ka iniciativ, çdo ditë jep maksimumin dhe merr përgjegjësi për atë që ndodh në sallë
- Kërkon të rritet vazhdimisht dhe të përmirësohet në mënyrën si punon
Në Activ jemi ekip i vogël dhe presim që çdo trajner ta jetojë kulturën tonë përmes punës së përditshme, jo vetëm me fjalë.
Orari
- E Hënë – E Premte
- E Shtunë: (me rotacion)
- E Diel: pushim
Ky është rol full-time, me 4–5 orë seanca stërvitore në grupe të vogla në ditë, njëra pas tjetrës, me 30 minuta detyra/përgatitje para dhe pas seancave për mbyllje. Turni dhe orari është i përcaktuar në bazë të pozicionit të lirë.
Gati për të aplikuar?
Kliko butonin për të mësuar si.
Detyrat kryesore
- Drejtimi i seancave në grup të vogël dhe disa 1-me-1
- Përshtatja e ushtrimeve (progresion/regresion dhe kufizimeve) sipas nivelit dhe nevojave të çdo anëtari
- Monitorimi i progresit dhe dokumentimi i detajeve në sistem
- Regjistrimi i seancave dhe follow-up i anëtarëve që mungojnë, sipas procesit tonë
- Mbajtja e ambientit të pastër, të organizuar dhe të sigurt
- Pjesëmarrja në takime stafi, trajnime dhe aktivitete
Kandidati ideal
- Ka minumi 1 vit eksperiencë si trajner personal dhe/ose në grup
- Ka certifikim profesional të njohur (p.sh. NASM-CPT, EREPS ose të ngjashme)
- Diplomë universitare në Shkenca Sportive ose fusha të ngjashme (e preferuar)
- Sillet mirë me njerëzit dhe është i fokusuar të ofroj shërbim të shkëlqyer ndaj klientit
- Komunikon qartë dhe me respekt si verbalisht edhe në platformat digjitale
- Është shumë i/e vëmendshëm ndaj detajeve
Si funksionon
- Drejtimi i seancave në grup të vogël dhe disa 1-me-1
- Buxhet vjetor nga Activ, për edukim profesional dhe certifikime
- Bonuse vjetore
- Përdorim falas i palestrës
- Transparencë e plotë për rritje afatgjatë
Si të aplikosh:
Nëse mendon se ky rol të përshtatet, na dërgo një video rreth 2 minuta ku tregon përvojën tënde dhe pse dëshiron të jesh pjesë e Activ Personal Training.