Blog Post

Muffin Me Kungull Dhe Copa Çokollate

Një ëmbëlsirë e shëndetshme dhe plot me proteina.

Përbërësit:⁣
  • 1 filxhan pure kungulli portokalli⁣
  • 1/3 – 1/2 filxhan shurup panje⁣
  • 2 kokrra vezë⁣
  • 2 lugë çaji ekstrakt vanilje⁣
  • 4 lugë gjalpë (bajamesh do të ishte perfekt)⁣
  • 1/4 e filxhanit me qumësht (pa sheqer)⁣
  • 2 + 1/4 filxhan me tërshërë⁣
  • 1 lugë çaji sodë buke⁣
  • 1/2 lugë çaji kripë⁣
  • 1 lugë çaji kanellë⁣
  • 1/2 filxhani me copëza çokollate të zezë, mbani dhe disa ekstra për ta shtuar në sipërfaqe
⁣Udhëzime për gatim⁣:

Ngrohni sobën paraprakisht në 180 gradë dhe më pas përgatisni tepsinë e muffins për 12 copë.⁣
Në një blender vendosni të gjithë përbërësit e lëngshëm (Purenë e kungullit, shurupin e panjës, vezët, gjalpin, qumështin) dhe miksojeni për rreth 30 sekonda derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme brumi.⁣

Duke përdorur një lugë përzieni copat e çokollatës në brumin e krijuar dhe më pas hidheni në tepsinë e #muffins duke e mbushur secilën formë me rreth 3/4 (pra mos jetë e mbushur plot). Hidhni në sipërfaqe disa copëza çokollate dhe lëreni të piqet për rreth 22 min derisa të marrë një ngjyrë të kafenjtë në sipërfaqe. ⁣
Pasi ta keni nxjerrë nga soba lëreni të ftohet për 10 – 15 min. Mund të ruhen në temperaturën e ambientit në fillim dhe pas ditës së parë këshillohet të futen në frigorifer.⁣

Sa here t’ju shkoj mendja për ëmbëlsirë, hapni frigoriferin dhe zgjidhni këtë mini kek të shëndetshëm dhe ushqyes.

Na bëni tag kur ta provoni recetën!⁣

 

 

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.