⚡Vlerat ushqyese për vakt:
📌Kalori: 311Cal
📌Yndyrë: 15g
📌Karbohidrate: 38g
📌Proteina: 9g
Një recetë e ushqyeshme që mund ta përdorni për vaktin e mëngjesit dhe si snack me vete në punë.
📃Ingredientët:
- 2 filxhanë tërshërë
- ½ filxhan arra të thërmuara
- 2 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- ¾ lugë çaji kripë
- 1/8 lugë çaji pluhur karafili
- 2 filxhanë qumësht
- 1 filxhan kos grek
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaji pluhur vanilje
- 2 dardha të prerë në pjesë të vogla
🥇Përgatitja:
➡️Paraprakisht ngrohni furrën në 190 gradë celcius.
➡️Në një enë të madhe përziejmë tërshërën, arrat, pluhurin pjekës, kripën dhe pluhurin e karafilit.
➡️Në një enë mesatare përziejmë qumështin, vajin dhe pluhurin e vaniljes.
➡️E hedhim masën e përfituar nga ena mesatare në enën e madhe.
➡️Shtojmë dardhat duke i përzier lehtë që mos të dëmtohen.
➡️E hedhim të gjithë përzierjen në një enë pjekjeje.
➡️E lemë në furrë të piqet për 45-55 min derisa të fitojë ngjyrën kafe.
🥇Mund ta konsumoni duke e shoqëruar me një lug kos grek! Me këta përbërës përfitohen 6 servirje.