100% FRESKUESE!!!
WATERMELON AGUA FRESCA – kjo është pija e verës që duhet për pak ëmbëlsi të shëndetshme.
Ngjyra e kuqe e bukur është perfekte edhe si gotë shoqëruese për ta ndarë mes miqsh.
Përbërësit:
🍉Gjysëm shalqi (pastrojeni nga farat)
🍯3 lugë gjelle sheqer dietik
🍋 1/3 gotë lëng i freskët lime
🚰 1/3 gotë ujë
🌿Gjethe e freskët menteje
Të gjithë ingredientët (përveç mentes) i hedhim në blender dhe i miksojmë derisa të fitohet masa e lëngshme. Zakonisht mjaftojnë 30 sec.
🥤Shërbejeni menjëherë të freskët duke e zbukuruar me gjethet e mentes.
Kaq shpejtë, shëndetshëm dhe të hidratuar!!!