Blog Post

Kumbulla jeshile – Sallatë?

Një shije ndryshe nga si jeni mësuar të konsumoni kumbullat jeshile. Kjo recetë është perfekte për një vakt pas palestre ose për një sallatë shoqëruese gjatë vaktit të drekës. Do ju duhen vetëm 15 min ta përgatisni.

PËRBËRËSIT E SALLATËS⁣

➖3 filxhan të gatuar bullgur (mund të zgjidhni edhe couscous ose quinoa)⁣
➖2 filxhan kumbulla jeshile të prera në mes⁣
➖1 filxhan kastravec të prerë në feta⁣
➖2 lugë gjelle vaj ulliri⁣
➖1/2 limon (të shtrydhur)⁣
➖pak kripë dhe piper⁣
➖një grusht majdanoz dhe mente⁣

PËRBËRËSIT E SALCËS (Dressing)

➖1/4 filxhan tahini (shiko në fund të postimit nëse nuk e gjen të gatshëm)⁣
➖2 lugë gjelle vaj ulliri⁣
➖2 lugë gjelle mjalt⁣
➖1 limon (i shtrydhur)⁣
➖2 lugë gjelle ujë⁣
➖kripë dhe piper për shije⁣

PËRGATITJA⁣
  1. Të gjithë përbërësit e sallatës (pëveç bullgurit) i mikson në një tas dhe i lë të marinohen ndërkohë që përgatit salcën.⁣
  2. Në një tas tjetër hedhim dhe përziejmë me kujdes të gjithë përbërësit e salcës.⁣
  3. Nëse salca nuk ka arritur shkriftësinë e duhur, mund të shtoni uj pak nga pak ndërkohë që vazhdoni përzierjen. ⁣
  4. Pasi salca ka marrë teksturën e duhur, ndani më vete një sasi të vogël për t’ia hedhur sipër sallatës.⁣
  5. Pjesën më të madhe të salcës përziejeni me bullgurin. ⁣
  6. Për të shërbyer sallatën sugjerojmë tasa të vegjël të thellë. Në fillim hidhet shtresa e bullgurit. Pastaj hidhni sipër kumbullat dhe kastravecin e marinuar. Spërkateni me pjesën e mbetur të salcës së përgatitur.

Si të përgatisim tahinin?⁣
Për tahinin duhen 200 gram susam dhe 2 lugë vaj ulliri. Miksohen në blender derisa të përfitohet pluhuri i imët. Masën ruajeni në frigorifer.

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.