Blog Post

Si të mos dëmtohemi gjatë ushtrimeve fizike?

Nëse ka një rregull kryesor se si të perfitosh nga stërvitja pa u dëmtuar është të njohësh limitet e trupit tënd.

Gjithçka nis nga përgatitja dhe mundësitë fizike që na ofron trupi, duke theksuar këtu fleksibilitetin, forcën dhe kufizimet që kemi. Në një analizë të parë me profesionistë të fushës me mjetet e rëndësishme për të nxjerrë përfundimet e duhura, arrijmë të kuptojmë se çfarë plani stërvitor na përshtatet. Cilat ushtrime, në çfarë ngarkese dhe cilën frekuencë?

Këto pyetje na japin përgjigje domethënese për të siguruar hapin fillestar të nisjes së stërvitjes: KALENDARI I PERSONALIZUAR.

Në sajë të këtij rezultati, vazhdimësia i takon KUJDESIT dhe VËZHGIMIT të syrit të profesionistë.

Çdo të thotë KUJDESI?

Në detaje të këtij plani individual përfshihen ushtrime të përballueshme, të studiuara me kujdes ne secilën fushë përkatëse: fizioterapeutike e gjimnastike.

Çfarë nënkuptojmë? Ushtrimet stërvitore janë të mbështetura mbi terma thelbësore të fizioterapisë për të mos krijuar apo agravuar probleme shëndetësore. Kështu, nëse kemi të bëjmë me një individ me skoliozë, i gjithë plani i tij jo vetëm që nuk ndikon në rëndimin e gjendjes, por ndihmon në përmirësimin e saj. Në spektrin gjimnastikor, trupi ka një elasticitet specifik në secilin individ, kështu stresi që ne ushtrojmë (përfshirë këtu lëvizjet dhe peshat gjatë ushtrimit) duhet të jetë një ekuilibër i masës maksimale të presionit në zona të ndryshme që stërvisim.

Personal trainer with young woman at the gym

Çdo të thotë VËZHGIM?

Për shumë arsye është vështirë të arrihet pjekuria e vetëkontrollit të trupit gjatë stërvitjes, shtuar kësaj edhe lodhjen falë punës së ditës. Keta faktorë na bëjnë “përtacë” për të zbatuar regullat e posturës gjatë aktit të ushtrimit, ndaj trajneri vëzhgon me kujdes ekzekutimin e duhur, e përtej kësaj gjurmon vazhdimisht përshtatjen e planit mbi ecurinë e çdo anëtari. Asgjë nuk shkon vaj, kështu që rifreskimi i kalendarit sipas situatës së gjithësecilit është i domosdoshëm për të mos pasur asnjë dëmtim, por vetëm rezultate të shëndetshme.

Përmbledhur në fjalë të thjeshta, dëmtimet gjatë stërvitjes i shmang një plan i saktë i personalizuar, i provuar mbi kërkime e eksperiencë shkencore, i gjurmuar në çdo hap me kujdesin e duhur.

Thënë shkurt: SEANCA STËRVITORE TË DREJTUARA NGA PROFESIONISTË!

Ja pse ne në #ActivPT i kemi dhënë peshë filozofisë së stërvitjes me trajner personal. Është e vetmja mënyrë për të arritur rezultate në mënyrë të shëndetshme.

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.