Blog Post

A Po Fle Mjaftueshëm

Lodhje dhe përgjumje? Ndjenjë plogështie? 💤

Gjumi nuk është vetëm për tu ndjerë i freskët në një ditë të re, por përfititmet e tij shkojnë deri në uljen e ndjenjës së stresit, forcimit të sistemit imunitar dhe rikuperimin e shpejtë të muskujve.

✅PËRMIRËSON SISTEMIN IMUNITAR

Gjumi ul hormonin e stresit duke na ndihmuar në sasinë e antitrupave.

✅NGRE HUMORIN

I pranojmë më shumë shakatë, jemi më të qeshur edhe më të hapur në biseda me njerëzit.

✅PËRMIRËSON MEMORIEN

Gjumi funksionon si një rregullator që ndan informacionet e rëndësishme afatshkurtër dhe afatgjatë. Thirrja dhe përpunimi i këtyre informacioneve bëhen më shpejtë kur jemi të relaksuar mjaftueshëm.

✅RRIT PËRQËNDRIMIN

Duke bërë një gjumë të mirë jemi më të prirur për t’I qëndruar larg gabimeve.

✅RRIT SHKATHTËSINË NË MARRJEN E VENDIMEVE

Marrja e vendimeve kryhet nga korteksi para frontal. Ky i fundit varet drejtpërdrejt dhe përkeqësohet në mungesën e gjumit, ndaj gjumi i duhur na rrit mprehtësinë.

✅RRIT KREATIVITETIN

Këtë mund ta kesh kuptuar edhe vet. Pas një nate të ngopur me gjumë, i keni dhënë zgjidhje shumë problemeve apo keni bërë aktivitete edhe më kreative.

A po fle mjaftueshëm?

Që të arrish orarin e duhur të gjumit duhet të:

📌Vendosësh rutinën tënde!

Sado ditë të ngarkuara të kesh gjumi duhet të jetë primar sepse mungesa e tij ul produktivitetin dhe efiçencën në punë. Mbase duke mbajtur një grafik mbi orarin e gjumit kupton më shumë mbi gabimet e rregullimin e rutinës.

📌Limitosh sasinë e kafeinës dhe alkoolit

Duhet të kontrollosh sasinë e kafeinës duke limituar kafenë, çajin apo pijet energjike. Kurse alkooli mund të rrisë ndjesinë e gjumit dhe të flesh dirket, por ai gjum është i pa rehatshëm dhe pa kualitet.

📌Krijosh ambientin e duhur

Për një gjumë të mire bëj një dush të ngrohtë para se të shtrihesh, lexo ose konsumo qumësht për të relaksuar mendjen. Ambienti duhet të jetë i freskët dhe i errët duke sjellë kështu prodhimin e duhur të hormonit të gjumit.

📌Eleminosh “Dritat Blu”

Mos përdor asnjë mjet elektronik para gjumit pasi dritat blu reduktojnë prodhimin e hormonit të gjumit duke sjellë kështu pagjumësi. Nëse të është kthyer në ves telefoni para gjumit, lëre në dhomën tjetër.

📌Ushtrohesh

Vetëm 20-30 min në ditë ndihmojnë në cilësinë e gjumit. Mundohu të jesh sa më shumë aktiv gjatë ditës sidomos duke bërë gjëra që të pëlqejnë. Por ki parasysh që stërvitja nuk duhet bërë kurrë para gjumit, pasi edhe mbilodhja është një faktor kryesor që e përkeqëson atë.

😉Ne në #ActivPT jemi një grup energjik stërvitjetje duke zgjedhur planin e personalizuar që të përmbush çdo nevojë për të arritur një ushtrim cilësor që ndikon në gjumin e rehatshëm.

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.