Edhe ti ke neps për ëmbëlsira? Ka 2 elementë kyç për ta larguar këtë ndjesi që shumë e quajnë dhe “varësi”.
Studime në kohë tregojnë se raporti i individëve që kanë dëshira të vazhduara për ëmbëlsira është rreth 92%. Po ky 8% tjetër? Çfarë bëjnë ndryshe këta që e kanë zgjidhur “problemin” me sheqerin?
Ja çfarë kemi zbuluar:
Të hash më shumë proteina largon dëshirën për të konsumuar ëmbëlsira. Njerëzit e kësaj kategorie konsumojnë rreth 100 gram proteina në ditë. Kjo i ndihmon të ndihen më energjik dhe i largon ndjenjën e urisë. Për ta arritur këtë gjë duhet shtimi i rreth 3-4 copave mish/peshk (sa madhësia e pëllëmbës) në ditë.
PSh: mish pule, çdolloj peshku, mish gici etj…
Lejoja vetes konsumimin e diçkaje që trupi e kërkon. Të hash çokollata, patatina, akullore ose çfarëdo të shkon në mënd, nuk është mëkat! Sekreti është vetëm ta hani në porcionin e duhur. Kjo gjë nuk të largon nga qëllimet që i ke vendosur vetes për trupin.
Duket e lehtë, apo jo? Po e thjeshtojmë akoma më shumë:
1. Këto “pisllëqe” mos i konsumoni direkt nga paketimet e tyre. I gjithë porcioni ndahet në enë më të vogla (madhësinë e duhur të dietës ditore).
2. Gjithashtu, mos ha përpara TV ose duke luajtur në celular.
Me këto dy këshilla, mund të hash gjithçka do e njëkohësisht të humbësh peshë.
Akoma më thjeshtë? Eja në #ActivPT për më shumë këshilla mbi ushqimin dhe planin e stërvitjes posaçërisht për trupin tënd!
info@activpersonaltraining.com
+355693619913