Blog Post

Pse trajnimi në palestër duhet personal?

Sa here keni shkuar në palestër dhe e keni lënë? Apo sa here jeni stërvitur dhe nuk keni arritur qëllimin që keni vendosur? A jeni dëmtuar gjatë stërvitjes?

Secili nga ne gjen veten në të paktën një nga këto pyetje, por a kemi një zgjidhje konkrete?

Po! Stërvitja me Plan Individual.

Objektivi i stërvitjes personale është që palestra të përdorë teknologjinë, burimet dhe kohën e duhur nëpërmjet një trajneri të çertifikuar që klienti të arrijë rezultatet më të mira në mënyrë efektive dhe të sigurtë. Gjithçka kryhet duke vlerësuar kapcitetin tuaj kardiak dhe respirator, ndërlidhur me aftësinë e trupit tuaj.

Por cilat janë avantazhet e stërvitjes personale?

MOTIVIMI

Një ndër arsyet kryesore pse nuk ndjekim dot palestrën është mungesa  motivimit. Kushtet e punës dhe mënyra e jetesës ngarkojnë aktivitetin tonë ditor, duke na konsumuar edhe dëshirën për tu ushtruar. Ndaj trajneri personal luan rolin kyç në motivimin e përditshëm për një jetë të shëndetshme.

TEKNIKA

Vetë trjaneri njeh trupin dhe forcën që keni në mënyrë perfekte, duke zgjedhur teknikën e përshtatshme të zhvillimit të ushtrimeve. Kështu shfrytëzon çdo aspekt të nevojshëm për të hartuar planin stërvitor.

NDJEKJA E PROGRAMIT në mënyrë konsistente.

Vazhdimisht trajneri personal këmbëngul dhe ndihmon në ecurinë e duhur të planit individual. Kështu shmanget çdo gabim apo devijancë që syri i një jo-profesionisti nuk i arrin. Kosistenca është rruga drejt piksynimit final.

VËZHGIMI & REZULTATI

Survejimi nga një trajner personal, sjell rezultatin më të shpejtë të mundshëm që mund të arrijë trupi. Trajneri nëpërmjet planit të hartuar, kthen kohën e humbur në stërvitjen e duhur.

Vigjilenca e trajnerit në posturën tuaj gjatë stërvitjes është garancia definitive për të arritur qëllimin në formën më të sigurtë të mundshme.

Efikasiteti është fjala kyçe e një stërvitjeje personale. Plani dhe strategjia e stërvitjes është e gjitha e personalizuar, duke mos lejuar në asnjë mënyrë dëmtimin apo pengesa në ecurinë e qëllimit final. Plani përshtatet vazhdimisht dhe me ecurinë e çdo individi, duke mundësuar përthitjen maksimale si të humbjes në peshë, fitimit në peshë, ndërtimin e masës muskulare, mbajtjen e trupit në formë, etj…

Një trajner personal është një ndër 10 profesionet më të kërkuara sipas Këshillit Amerikan të Stërvitjes (ACE). Në një treg kaq të gjerë dhe me burime të shumë anshme, duhet të zgjidhni trajnerin e duhur për ndjekjen e stërvitjes tuaj. Kualifikimi, mënyra si përshkruan e tregon ushtrimet, motivimi që kryen dhe përshtatja e programit me kushtet tuaja fizike dallojnë një profesionist të vërtetë.

Në Activ Personal Training matjet fillestare, studimi dhe përshtatja e planit tuaj vijnë sipas një strategjie të çertifikuar amerikane, nga e cila premtojmë në mënyrë absolute rezultat.

Rezervoni takimin pas Kullave Binjake, për të pare çfarë mund të arrijë trupi juaj sipas strategjisë tone!

+355693619913

Ndajeni postimin tonë!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Lexo tjetrën:

Bëhu historia jonë e suksesit!

Klikoni butonin dhe plotësoni formularin për të nisur.

Scroll to Top

Fill out the form below and one of our coaches will be in touch

Get Activ!

Plotësoni formularin më poshtë dhe një nga trajnerët tanë do të jetë në kontakt.